Subscribe

Shqipëria dhe Kosova kanë firmosur këtë të martë marrëveshjen ndërministrore për bashkimin e përfaqësive diplomatike e konsullore si dhe atë të bashkëpunimit strategjik në politikën e jashtme.

 

Marrëveshjet u firmosën nga dy ministrant e Jashtëm, Gent Cakaj e Behgjet Pacolli.

 

Në konferencën e përbashkët për shtyp, ministri në detyrë, Gent Cakaj sqaroi dhe pikat e marrëveshjes. Ai theksoi se Shqipëria do të marrë përsipër përfaqësimin e drejtpërdrejtë dhe afirmimin pa kushte për qendrimet zyrtare të Kosovës në ato vend ku përfaqësimi I saj është pamundur.

 

“Ngritje të këshillit të përbashkët për planifikimin strategjik për politikat me rëndësi kombëtare. E dyta është shtylla diplomatike. Jemi dakorduar për fondin e përbashkët për menaxhimin dhe ambasadat e konsullatat e përbashkëta. Nga sot do të fillojmë punën për të pasur ambasada dhe konsullata të përbashkëta në të gjithë botën. E treta është shtylla profesionale në shërbimin diplomatit për të shkëmbyer personelin në të gjitha vendet në botë. Po e pres me padurim ardhjen e diplomatëve kosovarë në shërbimin diplomatik të Shqipërisë, por edhe të Shqipërisë që do të shkojnë të shërbejnë në qendra diplomatike të Kosovës, por edhe këmbime të stafit ministritë tonë. Do të kemi edhe një kalendar të përbashkët kulturor, por edhe konferencën e përbashkët të Diasporës. Kjo është frymë vëllazërore, por edhe domosdoshmëri”

 

Nga ana tjetër, ministri Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli u ndal tek përfitimet që do të ketë Kosova nga kjo marrëveshje.

 

“Nuk është logjike që një kontinent si Afrika të mos jetë mbuluar. Kosova ka nevojë për këto shtete, por edhe nevoja ekonomike. Përfaqësitë e përbashkëta rrisin eficecën dhe imazhin dhe reduktojnë kostot. Jemi gati të veprojmë edhe sipas këshillave të Shqipërisë, së bashku do të jemi më të fortë dhe më të respektuar nga të tjerët. Kosova është dhoma tjetër e shtëpisë sonë dhe aty gjithmonë do të ketë dyer të hapura dhe duar të hapura për vëllazërit dhe motrat tona nga Shqipëria”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *