Shqipëria renditet e 89-ta mes vendeve më të lumtura në botë, sipas të dhënave të publikuara së fundi.

Rreth kësaj teme kanë folur të ftuarit në “Vizionin e Pasdites” me moderatoren Brikena Prifti.

Lexo edhe :

Related Posts

Robert Aliaj tha se lumturia personale varet nga kërkesat që ka një individ, teksa tregoi edhe çfarë e bën atë të lumtur.

“Ne këtu do flisnim për lumturinë si koncept shoqëror, ku gjithë individët kanë mundësi të bëjnë jetë dijnitoze, kuptimplotë. Lumturia personale varet nga kërkesat që ka një individ. Është e papërcaktuar, shumë abstrakte. Unë jam një njeri që nuk e var lumturinë nga faktorë të jashtëm, nuk më bëjnë të lumtur njerëz të tjerë, përveç pozicionimi im me veten time. Je ti vetë ai që e përcakton në fund të fundit”, tha Aliaj.

Ndërkohë, për koreografen Rexhina Cuko, lumturia jo domosdoshmërisht do të thotë para dhe famë.

 “I lumtur do të thotë të jesh i përmbushur, i realizuar nga ato prtshmëri që vendos nga vetja,m shoqëria. Jo domosdoshmërisht fama, paraja të bën të lumtur”, tha koreografia Rexhina Cuko.

Në krye të listës për të shtatin vit radhazi ishte Finlanda dhe Anisa, e cila prej vitesh jeton atje, tha se e ka dalluar që në fillim këtë ndryshim.

“E kam dalluar që në fillim ndryshimin. Në përgjithësi njerëzit janë shumë më të qetë në jetën e përdisthme. Edhe në gjëra banale, si psh kur kalon rrugët, makinat ndalojnë, si bie njeri borisë, nuk janë me vrap. Ka një balancë shumë të shëndetshme mes punës dhe jetës”, u shpreh Anisa, e cila jeton në Finlandë prej vitesh.

Nga ana tjetër, Kosova renditet e 29-ta dhe sipas Aliajt kjo ka të bëjë edhe me besimin tek institucionet.

“Kosova është një popull më i lumtur se ne shqiptarët. Sepse renditja nuk thotë shumë. Thjesht pasqyron një kombinim të faktorëve që formësojnë mirëqenien dhe lumturinë. Mos të harrojmë Kosovën pas lufte, si një popull që e shikon më pozitive të ardhmen.

Për mua luan shumë rol dhe besimi tek institucionet. Në Shqipëri fakti që shumë njerëz duan të ikin do të thotë shumë. Kush do të largohet nga vendi i vet nuk është i lumtur. Institucionet të japin mundësi të ëndërrosh, ndërsa në Shqipëri, korrupsioni, kriminaliteti e ka bërë të lodhshme”, tha Aliaj. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *