Subscribe

Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, në përurimin e Kolegjit Europian në Tiranë, u shpreh se Shqipëria është një dritare për të ardhmen Europiane.

 

Ai tha se me kërshëri presim ata që do të përfundojnë studimet në Kolegjin e Europës në Tiranë, ndërsa shtoi se gjithçka çfarë është bërë deri tani është mbreslënëse.

 

Për 9 muaj ja ku jemi. Është mbresëlënës e gjithë kjo gjë që kemi bërë. Momenti në të cilin ndodh ky përurim është simbolik, tashmë kemi një degë tjetër të kolegjit të Euopës në një moment kur vendet bëhen gati për Europën, Shqipëria është një dritare për të ardhmen tonë Evropiane. Ky kampus do t’ju ndihmojë për tu përgatitur për Europën. E sjellë Rajonin më parën Europës dhe Europën më pranë rajonit. Do të jetë një burim frymëzimi për brezat nga rajoni dhe nga bota. Me kërshëri presim ata që do të përfundojnë studimet në Kolegjin e Europës në Tiranë.’- tha Michel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *