Pak para nisjes së seancës parlamentare, deputeti Lefter Maliqi dha një prononcim për mediat, ku theksoi se Shqipëria po drejtohet nga mafia.

 

Sa i përket votimit të raportit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra, Maliqi e cilësoi qesharake.

 

Më tej, ai iu bëri thirrje deputetëve socialistë që të votojnë kundër shkarkimit të Presidentit, ndërsa paralajmëroi se shtatori do të nisë me protesta.

“Kjo është një seancë qesharake, aktrim, estradë. Sot nuk bëhet fjalë për shkarkiim të presidentit, Kushtetuesja vendos. Nuk ka shkelje të rëndë që të shkarkohet presidenti, pasi mbron Kushtetutën. Rama ka ngritur prej kohësh alibira. Një pjesë e ndërkombëtarëve e duan Ramën që të mbushë Shqipërinë me afganë e libianë e për ndryshim kufijsh. Ruçi ka thënë “O Talo të rëntë tënja”, atëherë thoshte për PD, sot duhet ta themi për këtë njeri që është Rama. Shtatori do jetë me protesta, jam i bindur se vendi është zhytur në krim ekstrem dhe varfëri, sepse ka vrasje makabre, vjedhje, grabitje, Shqipëria është ku thërret qameti. Një mafie drejton sot Shqipërinë dhe uroj që gjithçka të kthehet në normalitet. Ju bëj thirrje deputetëve socialistë, votoni kundër shkarkimit të presidentit. Këta kanë thënë se “pushteti merret me grykën e pushkës” dhe paska probleme pse ka deklaruar presidenti “merrni kosoret”. Shtatori do jetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Maliq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *