E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Shqipëria drejt pavarësisë energjitike”, Rama: Investimet me strandarde evropiane, edhe pagat duhet të jenë si në Evropë

Kryeministri i vendit, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Fier, ku prezantoi arritjet kyçe në prodhimin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë, investimet e realizuara në këtë sektor dhe objektivat afatgjata për zhvillim të qëndrueshëm brenda vitit 2030.

Kryeministri vlerësoi zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë në Shqipëri, duke e cilësuar transformimin e këtij sektori si një ndër arritjet më të rëndësishme drejt integrimit europian. Rama theksoi se vendi është shumë pranë arritjes së pavarësisë energjetike, falë rritjes së prodhimit, diversifikimit të burimeve dhe investimeve strategjike në infrastrukturën e transmetimit dhe shpërndarjes.

Reklamë

Ai nënvizoi se Shqipëria po kalon nga një vend me vështirësi të mëdha në energji në një eksportues neto të saj, duke e cilësuar marrëveshjen me Italinë si një nga momentet kyçe të këtij progresi.

Rama: Vetë panorama e kësaj tryezë flet më shumë se sa 100 fjalë për ecurinë e sektorit dhe praninë e aktorit të rëndësishëm në të gjitha zonat e kësaj fushe. Për më tepër që ne sot jemi aq pranë anëtarësimit në BE, ku nuk mendohej që të ishim nëse do kishim sektorin e energjisë ashtu siç ishte para këtij transformimi. Janë fakte që na bëjnë mjaft optimistë për të nesërmen e këtij sektori. Fakti që sot ne flasim për një prodhim të brendshëm thuajse të dyfishuar është shumë domethënës. Për më tepër që u kthyem nga komunizmi dhe hidrocentralet iu hoqën shtetit dhe iu dhanë privati, që është një vepër penale e pastër. Sot kemi dyfishin e prodhimit nga u nisëm. Nuk është vetëm rritja e prodhimit, por dhe diversifikimin e bazës. Diversifikimi i prodhimit që sot vjen nga dielli, me fillimin e disa projekteve të erës dhe me inovacionin e jashtëzakonshëm që do të kemi në Shqipëri.

Reklamë

Kemi të gjitha arsyet që të mendojmë se jemi afër pavarësisë së plotë të energjetikës së Shqipërisë. Nga një vend me hall të madh energjinë në një transferues neto të energjisë është afër. Nëse të gjitha shkojnë sipas planeve dhe kërkesave që kemi nga investitorët, brenda kësaj dekade Shqipëria do të jetë energjitikisht e pavarur dhe do të kalojë në eksport neto. Nuk është vetëm prodhimi, por dhe transmetimi që ka njohur një proces të rëndësishëm. Ku qershia mbi tortë është marrëveshja me Italinë për lidhjen e konfeksionet në anën tjetër të botës. Sa i përket pjesës së shpërndarjes dhe transmetimit, është një monument i sektorit të gjallë. Jemi në parametrat normalë të një vendi europian, ndërkohë që ishim një fenomen jashtë Evropës.

Kryeministri theksoi se vendi tashmë ndodhet në një fazë të re dhe është e rëndësishme që të gjenden rrugët për të rritur cilësinë e burimeve njerëzore.  Ai theksoi se paralelisht me investimet me standarde evropiane duhet të jenë edhe pagat, njësoj si në Evropë.

Rama: Jemi në një fazë të re të vendit. Dhe është shumë e rëndësishme që të gjejmë rrugët për të rritur cilësinë e burimeve tona njerëzore. Pikërisht me shembuj si shembulli i Akademisë së OSHEE, që ka dhënë shumë rezultate pozitive që ka treguar se mund të rrisësh kapacitetet. Janë edhe mundësitë për të bërë bashkëpunime. Edhe pagat janë një pjesë e rëndësishme…Një pjesë e meritës i takon edhe sektorit privat. U besua nga sipërmarrja shqiptare se krahu i lirë i punës do të mbetej një avantazh, sepse u ec për një kohë të gjatë se mund ta mësoje pa ngrënë. Por sot shohim që pagat nuk janë më problemi kryesor… Në këto kushte duhet të gjejmë rrugët e bashkëpunimit edhe për të fuqizuar bazën e arsimit profesional gjë që në këtë sektor ka nisur. Ju bëni investime që janë 100 % standarde europiane. Sot kur vijmë në derën tuaj sikur jemi në Europë, duhet ta kuptoni që edhe burimet njerëzore duhet t’i paguani sikur jeni në Europë sepse ndryshe nuk i ke./vizionplus.tv 

Më shumë video

Reklamë