E diel, 27 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shqipëria drejt BE, fokusi në zbatimin e reformave

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian ka mbërritur në një moment të rëndësishëm që tashmë është i fokusuar tërësisht në zbatimin e shpejtë të reformave, ndërsa plani i zgjerimit të unionit nuk vihet më në diskutim.

 

Ky ishte fokusi i debatit të hapur që u zhvillua sot në Tiranë në kuadër të konferencës së dytë ndërkombëtare ku morën pjesë akademikë, përfaqësues të Bashkimit Evropian si dhe ambasadorë të vendeve anëtare, po ashtu edhe përfaqësues të qeverisë shqiptare.

 

Ky organizim i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare ishte një moment reflektimi mbi procesin e gjatë të anëtarësimit, që u përshëndet nga presidenca spanjolle e unionit, për lidershipin e treguar në momente kyçe të diplomacisë, jo vetëm rajonale.

 

ALVARO RENEDO ZALBA

AMBASADOR I SPANJES NE TIRANE

“Spanja mbështet Shqipërinë në rrugën e saj dretj anëtarësimit. Familja europiane është drejtuar tashmë nga zgjerimi dhe ka konsesus në nevojën për ta bërë më të fortë BE-në. Unioni duhet të integrojë Ballkanin Perëndimor. Shqipëria duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian sepse Shqipëria është Europë.”

Në tryezën e diskutimit gjithashtu u parashtrua nevoja për angazhim të vazhdueshëm në plotësimin e reformave nga vendet kandidate. Po ashtu edhe Bashkimi Evropian, sipas përfaqësuesve, vijon procesin përgatitor për të mirëpritur në kohën e duhur anëtarë të rinj.

Vazhdo të lexosh