E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Shqipëria dramatike në imazhe

Varfëri, shtypje politike, etje për liri, diktaturë dhe eksod. Të gjitha i gjeje në vështrimin e shqiptarëve gjatë vitet ’80. E pikërisht këtë periudhë të Shqipërisë ka fokusuar artisti francez, Michel Setboun gjatë punës së tij si foto-reporter në vendin tonë.

 

E këto 100 fotografi të mbushura me ngjarjet më të rëndësishme që frynin në kohën e ndryshimeve për shqiptarët, ekspozohen nga kjo fundjavë në ambientet e kryeministrisë.

 

Reklamë

“Për mua gjëja më e rëndësishme është që kjo ekspozitë ndodh këtu, pikërisht në vendin ku këto foto janë shkrepur. Është si një album familjeje ku secili gjen dikë a diçka familjare. Më kujtohet kur për herë të parë erdha në Shqipëri, në vitin 1981. Ishte shumë e vështirë situata ekonomike ku jetonin shqiptarët. Njerëzit harrojnë shumë shpejt,  e shpresoj që kjo ekspozitë t’i shërbejë më së shumti të rinjve, si një dëshmi e historisë, si një ekspozitë e shpresës dhe e jetës që brezat e rinj të kuptojnë nga vijnë”.

 

Michel Setboun ka dokumentuar shumë ngjarje në Shqipëri, pasi ai është rikthyer në vendin tonë sa herë një erë e re ndryshimesh është paralajmëruar, e këto 100 imazhe të përmasave të ndryshme, janë vetëm pak nga arkiva e fotografit francez.

 

Ekspozita do qëndrojë e hapur për publikun deri më 2 shtator.

Më shumë video

Reklamë