Subscribe

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara do të prezantojnë një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër referendumeve të Rusisë në territoret e Ukrainës. Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.

 

Duke folur në Këshillin e Sigurimit, Hoxha  tha se projekt-rezoluta do të dënojë referendumet e mbajtura në Donbas, Kherson dhe Zaporizhia dhe do të kërkojë që forcat ruse të largohen nga Ukraina.

 

FERIT HOXHA

PËRFAQËSUESI I PËRHERSHËM I SHQIPËRISË NË OKB

 

Ne dhe Këshilli i Sigurimit nuk mund të qëndrojmë të ndarë, siç e dëgjuam nga delegatët i SHBA, ne së bashku kemi përgatisim një projekt-rezolutë që dënon referendumet e false në Ukrainë dhe e kemi ndarë me anëtarët e Këshillit të Sigurimit. Kufijtë nuk mund të ndryshojnë sipas oreksit të Rusisë dhe Ukrainë nuk është dhe nuk mund të bëhet pjesë e Rusisë. Ne do vijojmë të punojmë të bashkuar që Ukraina të mbrojë veten dhe të rifitojë territoret e saja.

 

Projekt- rezoluta kundër referendumeve ruse vjen vetëm pak orë pasi Rusia lajmëroi mbylljen e tyre në Donjeck, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia ku sipas Moskës mbi 90% e banorëve të këtyre rajoneve kanë votuar për bashkim me Rusisë.

 

Një ditë më parë, Britania bëri të ditur se pas referendumeve, presidenti rus Vladimir Putin do të shpallë të premten aneksimin e këtyre rajoneve, duke përshkallëzuar më tej konfliktin në zonë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *