Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe 18 vende të tjera, mes të cilave Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, shprehen thellësisht të shqetësuar për të drejtat e grave afgane pë t’u arsimuar, punësuar dhe lirinë e lëvizjes, pas marrjes së kontrollit nga talebanët.

 

Në një deklaratë të përbashkët e cila është publikuar nga departamenti amerikan i shtetit, komuniteti ndërkombëtar bën thirrje për mbrojtjen e grave dhe vajzave.

 

“Gratë dhe vajzat afgane, si i gjithë populli afgan, meritojnë të jetojnë në siguri dhe me dinjitet. Çdo formë diskriminimi dhe abuzimi duhet të parandalohet. Bashkësia ndërkombëtare është e gatshme t’i ndihmojë ato me ndihma humanitare dhe të ofrojë mbështetje, për të siguruar që zërat e tyre mund të dëgjohen”, thuhet më tej në deklaratën e përbashkët.

 

Komuniteti ndërkomëbtar gjithashtu nënvizon se do të vëzhgojë nga afër se si qeveria e ardhshme do të sigurojë të drejtat dhe liritë që janë bërë pjesë integrale e jetës së grave dhe vajzave afgane gjatë 20 viteve të fundit.

 

Militantët talebanë kanë deklaruar se qeveria e re do të formohet shumë shpejt, ndërkaq ish presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani pas largimit nga Kabuli, është strehuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *