Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë dhënë për emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, gjykon që Shqipëria dhe Kosova duhet të avancojnë në fushën e sigurisë, pra të realizojnë një pakt për mbrojtje të ndërsjelltë ushtarake.

 

Sipas tij, kjo është një nga gjërat që do të sjellë një afrim më të madh mes dy vendeve.

 

“Unifikimi i të gjitha politikave, ekonomike, tatimore, administrative në do t’ia mundësonte  ekonomisë një integrim të tregut dhe të ekonomive tona, por pastaj besoj se kemi ende nevojë për infrastrukturë. Është fat i madh që kemi Rrugën e Kombit që na lidh, kemi tashmë autostradë energjitike. Ajo që nuk kemi është një hekurudhë për Shqipërinë është e nevojshme, për Prishtinën po ashtu mjaft e nevojshme. Ajo që mendoj është që duhet të avancojmë në fushën e sigurisë, pra një pakt për mbrojtje të ndërsjelltë ushtarake. Më kujtohet rasti i tërmetit më herët, ishin disa protokolle, procedura për t’i dërguar trupat kosovare, ushtrinë. Në atë kohë isha në detyrë, por i dërguam në kohë në Shqipëri, por kishte mjaft burokraci. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një pakt për mbrojtjen e ndërsjelltë, pra nëse njëri nga ne rrezikohet , qoftë nga katastrofa natyrore apo aspekte të tjera të sigurisë ushtarake, sulmet ushtarake patjetër.”

 

Për Haradinaj, të gjithë shqiptarëve duhet t’iu jepet nënshtetësia.

 

“Në këtë etapë tani mundemi të avancojmë me shtetësinë, pra t’i njohim shtetësinë shqiptare secilit shqiptar që e dëshmon shtetësinë shqiptare e që mund të ketë qenë me qindar vjet jashtë atdheut dhe kjo nuk është kundër konvetave apo ligjeve ose nuk çalon. Ta zëmë ne kemi në qeverinë tonë një ministër, z. Rakic, i cili ka shtetësi serbe dhe nuk është se duke e vendosur Shqipëria t’i japë nënshtetësinë shqiptare rrezikon ndonje situateë të vetën apo të ndonjë qytetari shëiptar, nuk ndërhyn në marrëdheniet ndërshtetërore, por vetëm zbaton një të drejtë të shqiptarëve, që lejohet edhe me konventë ndërkombëtare, edhe me ligj. Nënshtetësia është e lejuar në shumë vende të botës, në këtë rast shtetasit shqiptarë edhe mund ta ruajnë shtetasin tjetër, nëse ua lejon ligji. Por, dhënia e shtetësisë shqiptare është një ngjarje e mirë. Ta zëmë ne e dëgjojmë ne dëgjojmë serbët “që thnë diçka në serbisht :p”, e kanë zhvilluar bukur shumë në idenë e integrimit të vet ose lidhjes mes tyre. Kjo është dukshëm një më moderne, kjo e jona (qesh), kjo e shtetësisë shqiptare, nuk është kundërpërgjigje, nuk është zëvendësim i Bashkimit Kombëtar, por ështën një dhënie e një të drejte të jemi shqiptarë të gjithë. Shtetësisa shqiptare, (qesh) një shqiponjë në pasaportë është më e mirë sesa plot simbole të tjera që shqiptarët kanë në pasaportat e tyre të shteteve ku jetojnë ose të vendeve. Me respekt për të gjitha ato shtete! Por, besoj se është mirë t’ia fillojmë këtu me shtetësinë shqiptare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *