Subscribe

Pas shumë vitesh negociata, javën që vjen pritet të finalizohet marrëveshja me Italinë, për njohjen e pensioneve.

Marrëveshja që në thelb njeh sigurimet shoqërore mes dy vendeve do të nënshkruhet të martën, në Romë, nga ministri i Jashtëm shqiptar dhe homologu i tij italian.

Përfitues pritet të jenë qindra mijra shqiptarë të cilët prej tre dekadash presin që tu njihet e drejta, që janë vitet e punës për efekt pensioni.

Njëkohësisht përfitues do të jenë edhe ata shtetas italianë që punojnë në Shqipëri.

Pas miratimit në senat të marrëveshjes, zyrat vendore të sigurimeve shoqërore në shtetin fqinj dhe në Shqipëri do të nisin nga puna për përllogarijen e kontributeve që kanë paguar qytetarët shqiptarë dhe ata italinë.

Në varësi se vendit se ku jetojnë qytetarët, aty do të marrin dhe pensionin e tyre, duke i bashkuar vitet e punës si në Shqipëri dhe Itali.

Kjo mund të konsiderohet marrëveshja më e rëndëishme, që i vjen në ndihmë rreth 600 mijë  shqiptarëve, të cilët do të përfitojnë pensionin e plotë.

Ndërkohë paralelisht në shtetin fqinj Greqinë, nuk ka  asnjë sinjal për një avancim të negociatave edhe pse negociohet prej vitesh.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *