Pas Kosovës, edhe Shqipëria nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për letërsi, të fituar nga austriaku Peter Handke.

Vendimi i Shqipërisë, i komunikuar nga ministri në detyrë për evropën dhe punët e jashtme Gent Cakaj, vjen si shenjë proteste kundër përkrahjes dhe mbështetjes që Peter Handke, i ka dhënë Sllobodan Milosheviçit, kasapit të ballkanit, që urdhëroi masakra të shumta gjatë shpërbërjes së ish – Jugosllavisë.

Ambasadori i Shqipërisë në Suedi është urdhëruar të bojkojtojë ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel, pasi çdo shpërblim i personaliteteve që kanë mohuar gjenocidin, edhe permes verprave të tyre letrare, vetëm forcon prirjet për t’iu shmangur përgjegjësive historike.

Ato relativiziojnë peshën e rëndë të krimeve të luftës, pastrimit etnik dhe gjenocidit.

Ky vendim – thotë Cakaj në reagimin e tij -, nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e mira të fqinjësië, madje do të vazhdojë me promovimin e marrëdhineve të mira bazuar në kërkesat më të larta të drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *