Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke nisur nga kjo e martë qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro me vendet e Bashkimit Europian me komisione shumë më të ulëta dhe me të njëjtat rregulla si në BE.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se kjo nismë do të sjellë përfitime të menjëhershme për ekonominë dhe konsumatorët shqiptarë.
POSTIMI I PLOTË:
RRUGA DREJT ANËTARËSIMIT dhe suksesi në negociata, sjellin një LAJM SHUMË TË MIRË!
Nga sot, 7 tetor, qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro me vendet e BE-së me komisione shumë më të ulëta dhe me të njëjtat rregulla si në BE.
Shqipëria është tashmë anëtare e plotë e SEPA-s (Zonës së Pagesave të Vetme në Euro) dhe shqiptarët do të paguajnë Komisione të njëjta me transfertat brenda vendit – sipas vlerësimit të Bankës së Shqipërisë, vetëm vitin e parë parashikohet një kursim prej rreth 20 milionë euro në vit për qytetarët dhe bizneset shqiptare.
/vizionplus.tv





