Subscribe

Kryeministri Edi Rama beson se Shqipëria do te arrije te behet anëtare e Bashkimit Europian brenda 10 viteve. Kreu I qeverise e ka shprehur kete qëndrim ne nje interviste per televizionin francez TV5, ku ka theksuar se Shqipëria po ben përpjekje çdo dite per t’u bere pjese e familjes evropiane.

“Procesi i anëtarësimit ne radhe te pare është nje proces modernizimi, me ndërtimin e institucioneve demokratike dhe përmes punes se madhe qe kemi bere se bashku me Komisionin Europian po luftojme korrupsionin çdo dite. Une mendoj dhe jam i sigurt se ne 10 vitet e ardhshme qe jane vitet e përgatitjes përmes negociatave per t’u integruar do te jemi te gatshëm te bëhemi anëtare te denje te BE. Behet fjale per 10 vite pune shume te rende, reformash transformuese, nen nje monitorim te vazhdueshëm evropian”.

Rama thekson se Shqipëria e gjithë Ballkani duhet te integrohet sa me shpejt ne Europe, edhe per te luftuar xhihadizmin.

“Nuk jemi me te rrezikuar se te tjerët, por mendoj se ekzaktesisht per arsyet qe ekstremi I djathte ne France apo ne vende te tjera te botes i tregon njerëzve perse nuk duhet te integrohet Ballkani, ekzaktesisht per ato arsye duhet te integrohet. Për me shume siguri, per me shume mbrojtje te përbashkët, per me shume integritetit te projektit tone te madh evropian”.

Kryeministri theksoi gjithashtu se është e papranueshme ajo qe po ndodh me emigrantet dhe se BE-ja ka lene te vetme Greqinë e Gjermaninë. Sipas tij, Shqipëria, edhe pse jo nje vend anëtare është e gatshme te marre persiper përgjegjësitë e saj ne kete drejtim, e te strehoje nje numer te caktuar refugjatesh. Ne interviste rama foli edhe per Europianin e ardhshëm ne France, ku theksoi se nen shembullin e ekipit kombëtar, Shqipëria synon te behet pjese e Bashkimit Europian.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *