Kryenegociatorja për integrimin europian Majlinda Dhuka ka theksuar se Shqipëria ndodhet në një moment kyç historik në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, gjatë fjalës së mbajtur në ditën e tretë të Samitit të IV të Diasporës. Ajo u shpreh se objektivi “Shqipëria 2030 në BE” nuk është më një aspiratë, por një projekt konkret që ka hyrë në fazën intensive të negociatave, ndërsa nënvizoi rolin e pazëvendësueshëm të diasporës në këtë proces transformues për vendin.
Dhuka: Shqipëria ndodhet në një moment kyç dhe një çast historik të rrugës së saj drejt familjes evropiane. Shqipëria 2030 në BE është më shumë se një aspiratë ose një ëndërr e shqiptarëve, është një projekt real. Ne kemi kaluar nga faza përgatitore në fazën e negociatave intensive, konkrete. Gjatë viti të kaluar çelëm negociatat me BE në 33 fusha, të njohura ndryshe edhe si kapitj, në të gjitha fushat dhe aktualisht është e ulur në tryezën e bisedimeve me BE. Tani po punojmë fort në lidhje me plotësimin e kushteve të BE për t’u bërë anëtarë. Jemi duke kapërcyer në fazën kur fillojmë i mbyllim negociatat për këto kapituj, gjithë kjo rrugë drejt BE-së është një mundësi e madhe transformimi që ne e quajmë transformimi evropian.
Diaspora është e pazëvendësueshme në këtë rrugë transformimi. Prandaj sot jemi për të biseduar së bashku për një platformë bashkëveprimi se si kontributin tuaj mund ta drejtojmë në këtë transformim për Shqipërinë evropiane, për Shqipërinë në BE në 2030. Ka shumë mënyra se si ne mund të punojmë bashkë. 92% e qytetarëve evropianë e mbështesin Shqipërinë në familjen evropiane. Ne kemi shumë nevojë për kontibutin, pjesëmarrjen tuaj në këtë transformim evropian të vendit. Kemi nevojë për eksperiencën tuaj, për modelet e biznesit që ju njihni dhe i keni zhvilluar në vendet nga vini, kemi nevojë për njohuritë tuaja në teknologji të cilat ju i njohni për shkak të eksperiencës që keni. Ju jeni kapitali më i çmuar i Shqipërisë në hapërisën evropiane.





