Kryeministri i vendit, Edi Rama mesditën e sotme është ndalur në Cërrik, ku ka zhvilluar një takim me një përfaqësi fermerësh.
Kreu i qeverisë u ndal te regjistrimi i tokave teksa tha se po bëhet regjistrimi dixhital, dhe pritet të përfundojë deri në 2028.
Sipas tij, konceptin e Paketës së Maleve synojnë ta shtrijnë edhe për tokat e punuara.
Rama: E para sa i përket regjistrimit, është e vërtetë që ka marrë kohë, por duhet të keni parasysh se nuk është punë e lehtë, për më tepër duke u nisur nga rrëmuja totale që ne kemi gjetur në Kadastrën e shtetit. Tani ka filluar puna përsë mbari. Po bëhet regjistrimi i invertarizimit dixhital, i kompjuterizuar i tokës, me mbështetjen e BE. Pjesë e angazhimeve tona në procesin e anëtarësimit, parashikohet të përmbyllet si proces deri në 2028. Ndërkohë janë dy komponentë që dua të ndaj me ju. E para duket sikur s’ka të bëjë me ju se quhet paketa e maleve, Kur ne kemi bërë hap të rëndësishëm për pronësinë, duke iu dhënë mundësi atyre që kanë pronën faktike por nuk e zotërojnë juridikisht se s’kanë dokumentet, do t’u japim mundësi të gjithë atyre që duan të investojnë në këto toka, që me një dëshmi të këshillit bashkiak, të hyjnë në një marrëdhënie me shtetin, ta paguajnë 1 euro, të bëjnë investimin e tyre dhe ta regjistrojnë si tokën e tyre. Ky është proces për të kapërcyer llojet e pengesave burokratike dhe ligjore. Të njëjtin koncept duam ta shtrijmë te toka e punuar.
Integrimi evropian dhe Shqipëria në BE, janë në fokus të fushatës elektorale të PS-së. Shefi i qeverisë tha se është shumë e rëndësishme që Shqipëria të kapë trenin e BE-së, i cili i ka ndaluar para këmbëve. Ai premtoi një Shqipëri të re në vitin 2030.
Rama: Kemi humbur jo një herë trenin e hsitorisë, edhe në këto 35 vjet, edhe para 35 vjetëve. Tani treni i hostorisë ka ndaluar para syve tanë. Por nuk rri aty dhe të pret. Është një tren që duhet të kesh një shqisë tjetër që ta shohësh, ta marrësh dhe të shkosh përpara. Duhet ta marrim këtë tren. Shqipëria 2030 do të jetë një Shqipëri e re, duke filluar nga fëmijët që kanë lindur me këmishë sepse mund të hyjnë në BE që tani që janë në hapat e parë të jetës së tyre.
Gjithashtu u ndal edhe te pensionet. Në vitin 2030, Rama tha se synojnë që pensioni minimal të jetë 200 euro.
Rama: Në vitin 2014 ne e hoqëm tavanin dhe thasmë pensioni është ajo që t’i ke kontribuar në vite prandaj na ra goja duke iu thënë njerëzve që janë në punë, mos e hani karamelen e marrjes së parave në dorë. I bën vetes kur të dalësh në pension, ai që po ta bën këtë po të vjedh pensionin. Ne duam që në Shqipërinë 2030, minimumi të synojmë pension minimal 200 euro për të gjithë. Kur thonë njerëzit vdesin për bukë u them kush flet kështu nuk e njeh fshatin shqiptar dhe në të gjitha rastet duam që për të gjithë te këtë një pension. Pse është i rëndësishëm BE sepse na krijon një kapacitet të ri financiar./vizionplus.tv





