Presidenti Ilir Meta ka shfrytëzuar Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të takuar shumë homlogë të tij nga vende të ndryshme të botës.

 

 

Fillimisht ai pati një bisede me Presidentin polak, Andrzej Duda dhe më pas zhvilloi një takim edhe homologun qipriot, Nicos Anastasiades, për të zhvilluar pastaj një bisede të shkurter me kryeministrin Italian Conte të cilin  ai e uroj për marrjen e detyrës së re.

 

Në axhenden e Metes ishte edhe takimi I realizuar me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II të cilin presidenti ynë e konsideroi shumë interesant.

 

Por në faqen e tij në facebook, Meta postoi edhe një fragment të shkëputur nga takimi me Presidentin e Zimbabve Emmerson Mnangagwa, duke shkruar se biseda e shkurter u fokusua mbi mundësinë e nxitjes së marrëdhënieve midis dy vendeve tona

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *