E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Shqipëri–Serbi, UEFA zyrtarizon arbitrat e ndeshjes së 7 qershorit

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Takimi, i cili pritet me interes të lartë, do të zhvillohet në Shqipëri dhe konsiderohet vendimtar për ecurinë në grup.

Pak minuta më parë, UEFA ka zyrtarizuar emrat e gjyqtarëve që do të drejtojnë këtë përballje të rëndësishme. Italiani Davide Massa është caktuar si gjyqtari kryesor i sfidës. Ai do të asistohet nga bashkëkombasit e tij Filippo Meli dhe Ciro Carbone, ndërsa rolin e AVAR-it do ta mbajë Daniele Doveri.

Pritet që ndeshja të zhvillohet në një atmosferë të zjarrtë, si në fushë ashtu edhe në shkallët e stadiumit, duke marrë parasysh rivalitetin dhe rëndësinë e takimit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë