E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Shqipëri – Kosovë me një TEC

Shqipëria dhe Kosova do të ndërtojnë një termocentral të përbashkët, i cili do të përdoret për të mbuluar nevojat energjetike të dy vendeve. Lajmin e kanë dhënë në një konferencë të përbashkët, Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri dhe ai i Kosovës Blerand Stavileci. Më shumë se 90% e burimeve të energjisë së Shqipërisë përbëhet nga baza hidro, në një kohë që Kosova ka rezerva gjigande me qymyrgur, të cilat nuk shfrytëzohen. Në qershor të këtij viti, përfundon edhe linja e interkonjeksionit 400 kv me Kosovën, gjë e cila do të rritë shkëmbin energjetik mes dy shteteve.

Më shumë video

Reklamë