Pas mbledhjes së kryesisë, kryeministri Edi Rama është pyetur për mundësinë e zgjedhjes së një presidenti të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

 

Në përgjigjen e tij Rama tha se Hashim Thaçi do të ishte një kandidat i shkëlqyer, por kjo është e pamundur.

 

“Do kishim vënë Hashim Thaçin dhe do ishte i shkëlqyer dhe do ta kishim votuar me bindje, por fatkeqësisht ai nuk është i pranishëm për momentin në jetën e bashkësisë shqiptare si një qytetar i lirë, pasi ndaj tij po zhvillohet një proces i cili… mos më bëni ta them se ca procesi është”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *