Subscribe

Qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria do të kalojnë në pikat kufitare të dy vendeve pa qenë nevoja të regjistrohen.

 

Gjatë mbledhjes së 8-të të përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet në Prishtinë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi si dhe ai i Kosovës, Xhelal Sveçla bën të ditur detaje nga marrëveshja që do të nënshkruhet mes dy vendeve.

 

“Protokolli i parë që do të nënshkruajmë bashkë me kolegun tim, arrijmë atë që edhe kryeministri Rama tha që përgjatë periudhës së së verës edhe fundjavës kur ka fluks lëvizje nga të dy krahët ne do ta lehtësojmë plotësisht. Nëpërmjet protokollit të parë që do të nënshkruajmë, do të përcaktojmë që prej 1 qershorit deri më 30 shtator, për çdo fundjavë dhe për çdo ditë feste shtetërore, në kufijtë tanë shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë do të kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare në mënyrë që të mos krijohen asnjë vonesë apo radhë në qarkullimin e qytetarëve të dy anët”, deklaroi Çuçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *