E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

“Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim real”, Albin Kurti: Jo marrëveshje sa për sy e faqe

Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti i bën thirrje qeverisë së Kosovës dhe asaj te Shqipërisë, për bashkëpunim real, e jo sa për sy e faqe.

 

Në një editorial të gjatë për mediat në Kosovë, duke folur për gjendjen e vështirë ekonomike në vend, Kurti shkruan se “ka një ilaç për këtë varfëri, e ajo është nxitja e prodhimit vendas, bashkëpunimi i kapitalit shtetëror e atij privat për rigjallërimin e industrive e sektorëve strategjikë, si dhe bashkëpunimi i ngushtë real me Shqipërinë”.

 

Kurti ka kritikuar ashpër edhe takimet e presidentit Thaçi me homologun serbi Aleksandër Vuçiç. Madje ai pretendon se ka një aleancë të fshehtë mes Vuçiç e Thaçit, për te lënë sa me gjate ne pushtet partine e presidentit te Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë