Subscribe

Departamenti i Antimafies italiane të Barit shkatërroi një rrjet italo-shqiptar të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria drejt Italisë në bregdetin e Barit.

 

Nen emrin e koduar “Shefi” operacioni u zhvillua mbrëmjen e se martës dhe gjate orëve te para te se mërkurës per ekzekutimin e 43 urdhër arresteve, mes tyre për 21 shqiptare, 20 Italianë dhe 2 rumunë.

 

Sipas autoriteteve Italiane ata akuzohen për trafikun e mbi 2.300 kilogramëve kanabis, heroinë dhe kokainë, me një vlerë që shkon deri në 15 milionë euro, ndërsa e shitur në doza çmimi shkon deri në 7 milionë euro.

 

Sekuestrimet e drogës kishin nisur që në vitin 2016,  ndërsa lënda narkotike i përkiste dy grupeve te fuqishme kriminale në përbërje të të cilave kishte Italiane rumunë dhe shqiptarë.

 

Me shume se 200 efektiv u vunë ne lëvizje per te ekzekutuar urdhër arrestet e Prokurorisë se Barit, ku disa prej tyre u finalizuan edhe ne Shqipëri.

 

Ndaj te prangosurve tashme rendon akuzat e trafikut ndërkombëtar te marijuanes, kokainës dhe hashashit.

 

Gjate hetimeve te nisura qe ne vitin 2016 u gjurmuan disa gomone te fuqishme, te cilat te nisura nga Shqipëria me sasi te mëdha lende narkotike, zbarkonin ne brigjet e Puljas.

 

Policia Italiane kishte vënë të dyshuarit nën hetim ndërsa në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda operacioni u zhvillua njëkohësisht si në Shqipëri ashtu dhe në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *