E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Shqipëri, 50% e vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare

Shqiptaret zëne vendin e pare ne Europe per semundshmerine nga problemet kardiake dhe numrin e larte te vdekjeve qe shkaktojnë ato. Pas raportit te INSTAT ku gjysma e vdekjeve ne vendin tone, vetëm per vitin 2016, jane shkaktuar nga sëmundjet e zemrës, mjeket tregojnë shkaktaret. Kardiologjia Daniela Teferici thotë se mënyra e jetes dhe kequshqyerja kane rritur frikshëm numrin e pacienteve qe vuajnë nga zemra.

 

Vitet e fundit është vene re nje ulje e moshës se pacienteve qe vuajnë nga zemra. Infarktet dhe problemet e tjera kardiake sot po ndeshen edhe tek 30 vjeçaret, kryesisht meshkujt.

 

Me te rriskuar per t’u prekur nga zemra janë meshkujt e personat qe kane histori familjare me kete sëmundje. Keta faktorë nxiten me pas nga stili i jetesës, mënyra e ushqimit, duhanpirja dhe stresi. Mjeket rekomandojnë 30 minuta aktivitet fizik ne dite dhe përdorimin e dietës mesdhetare. Greket dhe sllovenet zëne vendin e fundit ne Europe sa i përket semundshmerise dhe vdekjeve te shkaktuara nga sëmundjet e zemrës.

Më shumë video

Reklamë