E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shqetësimet e investitorëve të huaj

Pas Dhomës Gjermane te Biznesit edhe Shoqata e Investitorëve te Huaj, shpreh shqetësim për një përkeqësim te klimës Ekonomike. Nder faktorët qe evidentohen si frenues ne këtë klime janë rritja e taksave si dhe korrupsioni. Drejtues te shoqatës e vene theksin tek rënia e besimit te bizneseve, për nje përmirësim te mëtejshme, një tendence kjo, e cila ka nisur qe ne tremujorin e pare te 2015 dhe e tille ka vijuar deri ne fund te vitit. Shoqata e investitorëve te huaj kërkon përshpejtimin e kryereformes, atë ne drejtësi. Çdo ngërç, ankese, apo padrejtësi, duhet te zgjidhet ne Gjykate, ndaj dhe bizneset kërkojnë me ngulm miratimin e saj. Pak dite me pare edhe shoqata e biznesit gjerman ne Shqipëri, shprehu shqetësim per një klime jo pozitive ekonomike, e cila është shkaktuar nga marrëdhëniet jo te mira me administratën publike. Sipas saj, ka mangësi ne zbatimin e ligjit, mungese ne transparencën e tenderave publike etj.

Më shumë video

Reklamë