Subscribe

Biznesi gjerman e konsideron Shqipërinë te fundit ne liste për te investuar. Një gjerman do te investonte me pare ne Maqedoni ose Mal te Zi dhe me pas do te vinte ne Shqipëri, duke e renditur vendin tone te 19 nga 20 shtete pjesëmarrëse si tërheqëse për investimet. Faktorët pengues janë lufta kundër informalitetit dhe korrupsionit, mungesa e transparencës ne tendera dhe ajo e sigurisë ligjore. Këto janë te dhënat e anketimit te shoqatës gjermane te industrisë dhe tregtisë ne Tiranë.
“Doja te fokusohesha ne 2 pika kryesore. Ne shtetin e se drejtës qe ne e dimë se si funksion, si dhe tek sistemi i taksave. Bizneset gjermane janë te mendimit se ne Shqipëri një investitor i huaj, kontrollohet 20 here me shume se një biznes vendas”.
Duke ju referuar këtij anketimi, evidentohet se klima e biznesit ne vend rezulton e përkeqësuar gjate këtij viti, ne raport me një vit me pare. Megjithatë, ka pritshmëri për përmirësim te mëtejshëm.
“Ajo çka do donim ne, ishte qe te kishim pika kontakti qe kane vite qe punojnë. Ne vende te tjera, kemi pika kontakti prej vitesh qe nuk ndryshojnë, sa here ndryshojnë qeveritë. Do kishim dëshirë te themi se shkëmbimi ne nivel ministror funksionon, por problemi çalon tek nëpunësi, i cili duhet te ketë dhe ai mendimin e tij”.
Ne këtë anketim, vlerësohet pozitivisht vetëm kostoja e punës ne Shqipëri, si dhe produktiviteti dhe motivimi i punonjësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *