Raporti paraprak i OSBE ODIHR për parlamentaret e 25 prillit vlerëson se procesi i zgjedhjeve ka qenë përgjithësisht transparent dhe i mirëorganizuar, pavarësisht disa incidenteve që kanë shoqëruar fushatat elektorale dhe po ashtu ditën e votimit.

URSULA GACEK, DREJTUESJA E MISIONIT TE OSBE-ODIHR

“Zgjedhjet ishin transparente dhe të qeta, të organizuara me përgjegjshmëri. Vëzhgimi i procesit në 12 qarqet, më jep mundësinë të dalë në përfundimin se pas shumë konflikteve politike, besimi te procesi zgjedhor po vazhdon të rivendoset.”

 

Ndërsa ngjarjen e 21 prillit në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, OSBE e cilësoi si më te rëndën e këtyre zgjedhjeve.

AZAY GULIYEV, KOORDINATOR SPECIAL DHE DREJTUESI AFATSHKURTER I MISIONIT VEZHGUES NE SHQIPERI

Ngjarjet më e rënda për fat të keq ishin incidentet që shkaktuan vuajtje njerëzore. Ngjarja më e rëndë ajo e Elbasanit. Duhet të ketë dënim dhe ndëshkim për këtë rast.

 

Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR e komentuan si një shqetësim prezent shit-blerjen e votës,

URSULA GACEK, DREJTUESJA E MISIONIT TE OSBE-ODIHR

“Pavarësisht përpjekjeve nga KQZ që i bëri zgjedhësit të vetdijshëm për natyrën kriminale të shit blerjes së votave, prap i kemi parë këto raste. Në mënyrë që zgjedhësit të kenë besim te sistemi, është i rëndësishëm reagimi i autoriteteve të duhura se si do t’i trajtojnë këto raste.”

 

Përsa i përket databazës së të dhënave  të zgjedhëzve që zotëronte Partia Socialiste, evropianët e konsideruan një kërcërnim për demokracinë.

ALEKSANDER POCIEJ, KREU I DELEGACIONIT TE ASAMBLESE PARLAMENTARE TE KiE NE TIRANË

“Çfarëdo lloj rrjedhjeje informacioni që mund të ekspozojë qytetarët ndaj kërcënimeve ndaj opinionit të tyre politik, është kërcënim për demokracinë. Ne nuk e dimë kush qëndron pas gjithë kësaj, por themi që kjo vlen për çdo vend tjetër, jo vetëm për Shqipërinë, kështu rrezikohet demokracia.”

 

Ndërsa drejtuesja e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek u shpreh se Partia Socialiste ka shfrytëzuar burimet shtetërore për fushatën zgjedhore.

“Kemi bërë një vëzhgim që është kryer nga ODIHR, që nga mesi i muajit mars. Partia qeverisëse mori një avantazh edhe me buxhetet shtetërore dhe administratën.”

 

Përsa i përket pamundësisë së votimit të personave të infektuar apo emigrantëve të Greqisë dhe Malit të Zi për shkak të karantinimit dy javor në rast se udhëtonin drejt Shqipërisë, evropianët patën qëndrime të dyanshme.

URSULA GACEK

“Në raste të tilla do kishte qenë e vlerësuar të kishin patur mundësinë ta ushtronin të drejtën e votës në vendet ku ato jetojne. ka praktika të ndryshme që ata që konsiderohen qytetarë të një vendi, kanë të drejtën të votojnë në ambasat e tyre të akredituara. mund të jetë ceshtje e legjislacionit shqiptar kjo, shpresoj që partitë politike ta diskutojne në të ardhmen e ta zgjidhin kete.

Sa i përket personave të infektuar që s’u lejua të votonin. ne e kuptojmë që duhet të jenë kushtet e duhura për ta që të ushtrojnë këtë të drejte,. unë do jua lija çështjen autoriteteve lokale.”

 

Vëzhguesit e OSBE ODIHR do të jenë prezent në Shqipëri deri më 7 maj, ku në përfundim të misionit të tyre do të përpilojnë edhe raportin përfundimtar për zgjedhjet 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *