E martë, 6 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shqetësim në Kosovë/ Zbulohen edhe 33 raste të tjera me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar të shtunën se janë konfirmuar 33 raste të reja me koronavirus.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet prej tyre (20) raste me vendbanim në Prishtinë, tre (3) me vendbanim në Prizren, (3) rast në vendbanimet Viti, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të veriut, dy (2) me vendbanim në Skenderaj dhe nga një në Suharekë, Zubin Potok dhe Zveçan”, është thënë në njoftim.

Reklamë

Ky Institut ka njoftuar edhe për shërimin e gjashtë pacientëve, duke e dërguar numrin total të tyre në 58.

Pas rasteve të fundit të konfirmuara, autoritetet kanë future në karantinë Prishtinën dhe Ferizajn./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë