E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Shpresat shpartallohen nga Franca

Dorëzim pa kushte per kombëtaren Shpresa te drejtuar nga Alban Bushi. Ne miqësoren e zhvilluar ne stadiumin “Selman Stermasi”, kuqezinjtë e vegjël u munden me rezultatin e thelle 0-3, duke evidentuar disa gabime si qarkullimin e topit apo goditjet standarde. Një sfide ku kundërshtari tregoi dukshëm superioritetin e tij duke dominuar gjithë takimin. Gjelat, nje skuadër e kalibrit boteror i dhanë leksion vendasve qe ne fillim te ndeshjes duke arritur te gjenin avantazhin qe ne minutën e 23 me ane te Muse.

 

Përballe nje skuadre inferiore, francezet ishin me te qarte taktikisht duke mbyllur kundërshtarin ne zonën e tij. Pak nga përfundimi i pjesës se dyte, miqtë shënuan edhe golin e dyte me ane te Muse, duke e mbyllur ne avantazh te dy golave. Me fillimin e pjesës se dyte, Shqipëria kapitulloi kur pësoi edhe golin e trete kete here me Sibetcu ne minutën e 48, duke mbyllur praktikisht takimin. Miqësorja me Francen ishte dhe nje test ne prag te Estonise per eliminatoret.

Vazhdo të lexosh

Reklamë