Kombëtarja e Shpresave, nuk ka shkuar me shume se barazimi pa gola ne “Elbasan Arena” kundër Greqisë ne takimin e vlefshëm per eliminatoret e evropianit Poloni 2017. Kuqezinjtë e vegjël edhe pse kane qene gjate gjithë kohës ne kërkim te golit, nuk ka arritur te gjejnë rrjetën. Nje pike qe për momentin e mban ne vendin e dyte ne grupin e katërt ne kuotën e 9 pikëve, nje me shume se Hungaria dhe Izraeli dhe dy nga Greqia. Ky grup kryesohet nga Portugalia ne kuotën e 18 pikëve. Takimi i radhës i kuqezinjve te vegjël është ditën e hënë po ne “Elbasan Arena” ne orën 20:00 kundër Hungarisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *