Largimi i shqiptarëve nga vendi është një axhendë jo vetëm e Edi Ramës por edhe e mafies ndërkombëtare. I këtij mendimi ka qenë kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

 

Në studion e Quo Vadis, Meta tha se mafia ndërkombëtare kërkon një shtet që ta kontrollojë si territr dhe një opozitë të lakmueshme në favor të trafiqeve.

 

Shpopullimi është një projekt i vetëdijshëm i Rilindjes për të larguar forcat me integritet që kërkojnë meritokraci dhe drejtësi. Kjo nuk është diçka pozitive, por pavarësisht nga ky fakt opozita është shumë optimiste për fitoren e këtyre zgjedhjeve. Edhe opozita ka përgjegjësitë e saj dhe për vite me rradhë opozita ishte në xhepin e Edi Ramës. Tani kemi një opozitë tjetër dhe kjo opozitë është përballë Edi Ramës dhe do e mposhtë Edi Ramën.

 

Kjo është axhendë e Edi Ramës dhe e mafies ndërkombëtare e cila kërkon të ketë një shtet që ta kontrolloj si territor dhe që ka një opozitë të lakmueshme sidomos në favor të trafiqeve”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *