Subscribe

Ai ka një karrierë të gjatë dhe intensive. Shënon 28 vjet në skenë, e fillimisht si interpretues. Sot, Ricardo Casero, dirigjent dhe drejtues i orkestrës së mbretërisë së Aragonit në Spanjë, bëhet gati të prezantojë për publikun shqiptar pak nga “shpirti spanjoll”.

Ricardo Casero: Do të jetë një koncert simfonik me ritme të bukura, me ritme spanjolle, flamengo, pak andaluziane, thjeshtësisht spanjolle, por plot ritëm. “Alma espanola” sjell një kompozim i rusit Korsakov, që e njeh më së miri kulturën spanjolle. Në këtë koncert vendosëm që luanim ato që përcjellin shpirtin e Spanjës, siç nuk do të mungojë edhe Suita nga opera Carmen.

Për Caseron është hera e parë që bashkëpunon me Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë dhe ndër të parët që pranon se puna me artistët e këtij institucioni, nuk ka qenë e thjeshtë.

“Kam pesë ditë që bëj prova në teatrin tuaj. duhet të ketë kimi mes interpretëve dhe dirigjentit. ishte e vështirë në fillim pasi jam mësuar të punoj me grupe në Spanjë, me 5 apo 6 orkestra. këtu është një e tërë dhe ditët e para kam qenë i detyruar të kërkoja më shumë se 6 orë prova, gjë që edhe për instrumentistët shqiptarë nuk ka qenë e thjeshtë. megjithatë besoj se ia kemi dalë.”

Koncerti që rrëfen shpirtin spanjoll përmes muzikës, me soliste Abigiela Voshtinën në violinë, do të mbahet për publikun e kryeqytetit mbrëmjen e së enjtes në TKOB.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *