Subscribe

Arrestohen dy ish-truprojat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Hekuran Marku dhe Agustin Dedja ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar prej më shumë se një muaji pasi emrate tyre dolën në përgjimet e Operacionit Shpirti.

 

Ata janë të dyshuar si të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

 

Mësohet se Hekuran Marku është arrestuar në Gjermani, ndërsa Agustin Deda është prangosur në Francë. Prokuroria e Posaçme ka dërguar gjithë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e tyre në Shqipëri.

 

Por burimet sqarojnë se Deda ka kërkuar azil politik në Francë. Derisa të shqyrtohet kërkesa për azil ai do të qëndrojë nën masën e detyrimit për paraqitje dhe s’mund të lëvizë jashtë vendit.

 

Hekuran Marku dhe Agustin Dedja ishin dy nga persona që rezultuan të implikuar në trafikun e narkotikëve: së bashku me të tjerë, ata u goditën në në operacionin ndërkombëtar të koduar me emrin “Shpirti”.

 

Gjatë aksionit policor u vendosën në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *