Juventus ju rikthye menjëherë fitoreve teksa shpartalloi Sampdorian 4-1 ne shtëpi, duke mbajtur distancën prej dy pikesh ne krye pas javës se 10 te serisë A. Një ndeshje e filluar ne mënyrën me te mire per skuadrën e Alegrit qe e gjeti avantazhin pas vetëm 4 minutave fale nje gjuajtje te Manxhukic me koke. 5 minuta me vone u duk se takimi nuk do te kishte asnjë dyshim per fitoren e zonjës se vjetër, kur Kielini dyfishoi shifrat. Me fillimin e pjesës se dyte, Shik ngushtoi diferencën, por ne minutën e 65 Pjanic u preu shpresat miqve kur shënoi golin e trete. Tre minuta me vone njeriu i mbrëmjes Kielin shënoi golin e dyte personal dhe te kacerin per skuadrën e tij ne rezultatin përfundimtar 4-1. Ndërkohe Roma ne nje forme mjaft te mire ju kundërpërgjigj menjëherë kryesuesve, duke fituar ne Sasuolo 3-1. Edhe pse vendasit e mbyllen ne avantazh pjesën e pare fale golit te Kanavaros, skuadra e Spaletit u kundërpërgjigj ne te dytën me dy gola te boshnjakut Edin Xheko dhe Naingolan. Menjëherë pas krahëve, Juventus dhe Romes është Napoli qe fitoi ne San Paolo 2-0 me Empolin. Pas nje pjese te pare te mbyllur me rrjeta te paprekura, te zotet e shtëpisë gjeten dy here rrjetën ne te dytën me Mertens dhe Chirichesh. Ndërkohe Mauro Ikardi shpëton per momentin pankine e teknikut Frank De Bur. Inter fitoi 2-1 kundër Torinos fale dy golave te kapitenit. Fillimisht ai gjeti rrjetën ne minutën e 35, por torinezet kthyen gjithçka ne baraspeshe fale Belotit ne minutën e 63. Por pas nje pasimi te Palacio dy minuta nga fundi argjentinasi i dha fitoren zikalterve. Vazhdon ngjitja fantastike ne klasifikim per skuadrën e Etrit Berishës. Atalanta fitoi ne fushën e Peskares se Memushaj dhe Manaj me rezultatin 1-0. Ndërkohe Lacio mundi Caglari 4-1, ndërsa Kievo e mbylli ne barazim 1-1 takimin me Bologna, ashtu si Fiorentina me Krotonen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *