Kryetari I bashkisë Fier, Armando Subashi priti në zyrën e tij, Ardimir Muratajn I cili u bë I njohur për opinionin publik pasi u shpëtoi jetën dy vajzave të mitura binjake të cilat po tentonte ti mbyste nëna e tyre në Lumin Seman, në afërsi të fshatit Daullas.

 

Armando Subashi I akordoi, Ardimirit “Certefikatën e Mirenjohjes” për aktin human që kreu bashkë me një shokun e tij.

 

Numri një I Fierit postoi foto nga pritja që I bëri të riut, në zyrën e tij këtë të premte.

 

Pata një ndjesi të vecantë sot, kur u takova me të riun Ardimir Murataj, i cili u shpëtoi u jetën dy vajzave të mitura, teksa nëna e tyre tentoi t’ua merrte atë. Ndoshta janë të shumtë personat që do e bënin këtë gjest, por jo të gjithë. Kjo ishte arsyeja që kërkova ta takoja këtë të ri të guximshëm dhe human, ta falenderoja përzemërsisht dhe ti shprehja mirënjohjen time si qytetar dhe si Kryetar Bashkie, duke shpresuar që ky shembull të bëhet model frymëzimi për të gjithë. 

Në fillim të kësaj jave, 42 vjecarja Rudina Kishta që bashkejetonte në fshatin Grecalli me shtetasin Ardian Gjini, pasi I dogji banesen këtij të fundit, I shkoi afër një tjeter akti edhe me esktrem. Ajo shkoi në Lumin Seman dhe hodhi aty dy vajzat binjake për ti mbytur por Ardimir Murataj I cili po pëshkonte bashke me një tjeter shtetas u hodhen në uje dhe shpëtuan dy vajzat nga fati tragjik që I kishte rezervuar nëna e tyre.

 

Ndërkohe që dy binjaket janë sjellë në Tiranë në një institucion rehabilitimi, nëna e tyre Rudina Kishta mbahet e arrestuar për këto ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *