E shtunë, 3 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shpëtohen 74 emigrantë në brigjet e Kretës, mes tyre edhe fëmijë

Anija patrullë e Rojës Bregdetare , 10 milje detare në juglindje të Gavdos në Kretë, gjeti dhe shpëtoi 74 emigrantë që ndodheshin në bordin e një varke në rrezik.

Emigrantët u grumbulluan dhe u transportuan në mënyrë të sigurt në Palaiochora të Chania.

Reklamë

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për 52 egjiptianë, 11 pakistanezë, 4 shtetas Bangladesh, 4 sirianë, 2 shtetas sudanez dhe një shtetas jemenas.

Në mesin e 74 emigrantëve, një është grua, ndërsa të miturit nga 12 deri në 18 vjeç i kalojnë 20. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë