Fluksi i emigranteve nga Afrika drejt Europes nuk ndalet. Rojat bregdetare italiane te mbështetura edhe nga marina ushtarake dhe mjetet lundruese te FRONTEX kane marre pjese ne nje tjetër operacion shpetimi te rreth 3 mije klandestineve ne detin Mesdhe, mes tyre edhe gra e femije. Te nisur nga brigjet libiane emigrantet jane kryesisht nga Somalia dhe Eritrea
Ata udhëtonin me anije dhe gomone. Moti i mire ka favorizuar zbarkimet me emigrante ne kanalin e Sicilise, ku eshte kryer edhe operacioni. 13 mije vete jane shpëtuar vetem ne 4 ditet e fundit. Zbarkimet nuk jane ndalur as ne ishujt e Greqise, ku klandestinet mbërrijnë nga Turqia, por fluksi nuk ka qene i larte krahasur me ate ne brigjet italiane. Sipas informacioneve nga Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit, rreth 105 mije persona kane mberritur ne Itali gjate ketij viti, ndersa mbi 2700 nuk e kane përfunduar dot udhëtimin, pasi kane humbur jeten ne det.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *