Subscribe

Ky është momenti i shpërthimit dramatik të cisternës në Bolonjë që tronditi Italinë të hënën.

 

Pamjet e kamerave të sigurisë janë publikuar nga policia italiane, ku duket qartë se si cisterna i afrohet me shpejtësi një mauneje, duke shkaktuar përplasjen që solli shpërthimin masiv.

 

1 i vdekur dhe mbi 80 persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe 11 karabinierë dhe dy policë rrugor, të cilët ishin në krye të detyrës.

 

Shpërthimi shkaktoi një zjarr masiv në autostradë, duke djegur edhe shumë automjete që ndodheshin aty pranë.

 

Një pjesë e urës së autostradës është shembur dhe do të qëndrojë e mbyllur deri në rikonstruksionin e saj, ndërsa xhamat e disa bizneseve janë thyer si pasojë e presionit të madh të shpërthimit.

 

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa tymi dhe shtëllungat e zjarrit dukeshin nga të gjitha anët e Bolonjas.

 

Kryeministri Italian Giuseppe Conte ka vizituar të plagosurit që ndodhen në spital.

 

Edhe ministri i Infrastrukturës Danilo Toninelli, ka shprehur solidaritet për të plagosurit, por gjithashtu tha se qeveria do te marrë masa për të parandaluar tragjedi si ajo e së hënës në rrugët e Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *