E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Shpërthimi në Selenicë, policia zbardh vdekjen e 56-vjeçarit

Shpërthimi i bombulës së gazit është motivi i shpërthimit që i mori jetën 56-vjeçarit në Selenicë. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë policia pas hetimeve të kryera, ndonëse u dyshuar se ngjarja mund të lidhej me sasi plasëse të vendosur qëllimisht.

 

“Nga hetimet rezulton se mëngjesin e sotëm, në territorin e jashtëm të banesës së shtetasit D. G., 56 vjeç, ka shpërthyer një sobë e vogël me gaz. Nga shpërthimi është dëmtuar shtetasi D. G., i cili si pasojë ka humbur jetën, gjatë transportimit në spital”, theksohet në njoftimin e policisë.

 

Shpërthimi shkaktoi vdekjen e 56-vjeçarit, i cili ndonëse u dërgua në spitalin e Vlorës, nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Më shumë video

Reklamë