E martë, 3 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shpërthimi në Iran, 25 viktima dhe rreth 800 të plagosur

Të paktën 25 persona janë vrarë dhe 800 janë plagosur si pasojë e një shpërthimi masiv në një nga portet kryesore të Iranit, kanë njoftuar autoritetet.

Shpërthimi ka ndodhur në Shahid Rajaee, porti më i madh tregtar i vendit, pranë qytetit jugor të Bandar Abbas, të shtunën në mëngjes, raporton BBC.

Banorët kanë thënë se kanë ndier ndikimin e shpërthimit deri në 50 km larg. Gjashtë persona rezultojnë të zhdukur, raportojnë mediat shtetërore.

Pamjet ajrore treguan të paktën tri zona të djegura dhe ministri i Brendshëm i Iranit më vonë ka konfirmuar se zjarri po përhapej nga një kontejner në tjetrin. Shkollat dhe zyrat në rajon janë urdhëruar të qëndrojnë të mbyllura të dielën.

Një konsulencë private e rrezikut detar ka thënë se besonte se kontejnerët e prekur kishin pasur lëndë djegëse të ngurtë të destinuar për raketa balistike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë