Subscribe

Ky është autori i dyshuar i shpërthimit të fuqishëm me tritol tek Hotel “Bizanti”, që terrorizoi gjithë banorët e Sarandës një ditë më parë.

 

Sotir Çabiri, djali i bashkëpronarit të biznesit Spiro Çabiri, u prangos vetëm pak orë pas shpërthimit të fuqishëm nga uniformat blu për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale.

 

36-vjeçari u identifikua nga kamerat e sigurisë rreth zonës, teksa vendosi sasinë e madhe të lëndës plasëse.

 

Në cilësinë e provës materiale, hetuesit sekuestruan rrobat që përdori autori gatë vendosjes së tritolit, 3 celularë si dhe sende të tjera që u gjetën në vendngjarje. Shkak u bënë konfliktet e vazhdueshme të pronësisë.

 

Prej vitit 2002, Spiro Çabiri dhe Dhimitër Evangjeliu ishin në proces gjyqësor për pronësinë e hotelit. Biznesi rezulton i regjistruar në QKB në bashkëpronësi të Spiro Çabirit dhe Vangjel Shtukës me administratore shtetasen Miranda Çabiri.

 

Por sipas vendimit të gjykatës, 90% e pronësisë së hotelit i kishte kaluar Dhimitër Evangjeliut dhe 5% dy ortakëve të tjerë.

 

Ky vendim duket se ka qenë dhe arsyeja se pse 36-vjeçari e hodhi në erë hotelin dy katësh. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:55 të mëngjesit të së hënës në bulevardin kryesor. Sotir Çabiri vendosi rreth hotelit 30 kilogramë tritol duke e rrafshuar totalisht objektin. Hoteli, një nga më të vjetrit në Sarandë, ndodhej në vijën e parë të bregut të detit dhe ishte ndërtuar në vitin 1996.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *