E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shpërthimi në Bejrut/ Rama: Çfarë lëndimi e trishtimi, solidaritet me popullin e Libanit

Kryeministri Edi Rama shpreh ngushëllime për ngjarjen tragjike të ndodhur pasditen e kësaj të marte në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, ku humbën jetën dhjetëra persona dhe mbetën të plagosur mijëra të tjerë.

“Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë!Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit”, shkruan Rama.

Sipas mediave ndërkombëtare, mendohet se shpërthimi ndodhi në një depo me mjete piroteknike, duke shkatërruar një sërë ndërtesash.

Kryeministri Hassan Diab e shpalli të mërkurën një ditë zie kombëtare, pas shpërthimit masiv në zonën e portit të Bejrutit, ndërsa paralajmëroi se të gjithë fajtorët do të dalin para drejtësisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë