Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot ku si pasojë e shëprthimit të një pike karburanti 7 persona u plagosën, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

 

Në një postim në “Facebook”, Berisha teksa ka publikuar një mesazh denoncimi të bërë nga qytetarët shprehet se shkak i shëprthimit të karburantit është bërë ndërprerja e energjisë.

 

“Nderpreja e energjise shkaku i shperthimit tek pika e karburantit ne Lezhe. Miq, nje shperthim i nje pike te karburantit ne Lezhe ka plagosur mbreme 6 qytetare, nder te cilet dy ne gjendje te rende. Duke ju uruar nga zemra sherim te shpejte dhe te plote te plagosurve, denoncoj gjithashtu gjendjen jashte kontrolli qe ekziston ne segment te narkoshtetit te Edvin Mafise.Ne nje mesazh qytetari dixhital denoncon se shkak te aksidentit gjendjen mjerane te rrjetit elektrik ne ate zone dhe nderprerjen e energjise nga OSHE aty.”

 

Në mesazhin e publikuar nga ish-kryeminisri, qytetari dixhital shprehet se me ndërprerjen e energjisë punonjësi I karburantit ka shkuar të ndez gjeneratorin por si pasojë e një shkëndije të krijuar ka ndodhur ngjarja e rëndë.

 

“Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb “Shpërthimi tek Ekooil pranë kryqëzimit të Shenkollit ka ndodhur në momentin kur ka patur masë e energjisë elektrike e cila ka munguar. Ajo është një ndër zonat më të amortizuara dhe të persekutuara përsa i përket stabilitetit te energjisë elektrike . Sapo të ketë pak erë ose shi vendasit përgatiten me qirinj edhe sot që energjia elektrike paguhet rregullisht . 6 vjet asgjë Punëtori i karburantit ka shkuar të aktivoje gjeneratorin pasi janë fikur dritat dhe është krijuar shkëndija e cila ka qënë motivi i shperthimit!””

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *