Subscribe

Mbetet mister rasti i sasisë së lëndës plasëse të hedhur mbrëmjen e së hënës pranë rrethrrotullimit në Sauk.

 

Deri tani, hetuesit kanë përjashtuar pistën e një sulmi të mundshëm ndaj bizneseve në afërsi.

 

Lënda plasëse është hedhur nga lartë mbikalimit dhe nuk ka asnjë pamje kamerash sigurie ta ketë filmuar.

Dyshohet se poseduesit mund të kenë hasur në patrulla policie rrugës, çfarë mund të ketë çuar në hedhjen e sasisë nga frika. Dy drejtuesit që u janë dëmtuar mjetet, në deklarimet që kanë dhënë para hetuesve, kanë thënë se nuk kanë asnjë konflikt dhe nuk kanë asnjë ide se kush mund të jetë autori.

 

Grupi hetimor është në pritje të rezultateve të ekspertizës për të përcaktuar sasinë dhe llojin e lëndës plasëse. Dyshohet se autori apo autorët janë larguar me një automjet. Po punohet për zbardhjen e kamerave të sigurisë në distancë më të largët për të identifikuar autorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *