E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shpërthimi i nëndetëses, të afërmit e viktimave: Të hetohet plotësisht, duam të dimë çfarë shkoi keq

FILE - This undated photo provided by OceanGate Expeditions in June 2021 shows the company's Titan submersible. On Monday, June 19, 2023, a rescue operation was underway deep in the Atlantic Ocean in search of the technologically advanced submersible vessel carrying five people to document the wreckage of the Titanic, the iconic ocean liner that sank more than a century earlier. (OceanGate Expeditions via AP, File)

Kushërira e Hamish Harding, një nga 5 personat e gjendur në nëndetësen tashmë të shkatërruar, ka bërë thirrje për një hetim të plotë për shpërthimin e mjetit lundrues Titan.

 

Në një intervistë për BBC, e afërmja kërkoi që hetimi të zbulonte se çfarë kontrollesh të sigurisë ishin kryer përpara tragjedisë.

 

Reklamë

“Duhet të hetohet plotësisht, për të parë se çfarë shkoi keq, pse ndodhi, pse ata nuk mbijetuan,” tha Cosnett.

 

“Harding do të kishte ditëlindjen nesër. Ai do të ishte 59 vjeç. Do t’i kisha dërguar një mesazh ose do të përpiqesha ta telefonoja për t’i uruar ditëlindjen.”

 

Duke reflektuar për ditët e fundit, Cosnett tha: “Kur lexova se kishin dëgjuar zhurma përplasjeje, ndihesha me shpresë se ndoshta po vinte nga zhytësi. Por dje ishte më e keqja kur dëgjova se ai nuk ia doli, se të gjithë vdiqën,” tha ajo.

 

Nëndetësja shpërtheu nga trysnia e ujit, duke bërë kështu që fundi të ishte tragjik për 5 pasagjerët, të cilët dëshironin të shihnin nga afër rrënojat e Titanikut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë