Një shpërthim i madh gazi në kryeqytetin kenian, Nairobi, ka vrarë të paktën tre persona dhe ka plagosur rreth 300 të tjerë.

Një kamion që transportonte gaz shpërtheu në rrethin Embakasi rreth orës 23:30 duke ndezur një zjarr të madh, tha një zëdhënës i qeverisë.

Banesa, biznese dhe makina u dëmtuan, dhe videot tregojnë flakët që “përpinë” blloqet e banimit.

Zona është rrethuar dhe po hetohet për shkaqet e shpërthimit.

BBC raporton se të paktën një person është arrestiar për incidentin.

Një fëmijë ishte në mesin e atyre që vdiqën, sipas shefit të policisë Embakasi, Wesley Kimeto, i cili shtoi se numri i të vdekurve mund të rritet.

Të plagosurit u dërguan në spital dhe  sipas autoriteteve, mes tyre ka 25 fëmijë.

Qeveria fillimisht tha se shpërthimi ndodhi në një fabrikë gazi ku punëtorët po rimbushnin bombolat e gazit, por autoritetet më vonë sqaruan se një kamion kishte shpërthyer në një oborr parkimi.

Zjarri është vënë nën kontroll dhe një operacion kërkim-shpëtimi ka nisur për të zbuluar nëse njerëzit janë të zhdukur ose thjesht janë strehuar diku tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *