Kronikë
Shpërthimi i fuqishëm në Gjirokastër, paralajmërim për biznesmenin

Shpërthimi i fuqishëm që ndodhi të premten në Gjirokastër në garazhin e një banese 3-katëshe në lagjen “Granicë” në Gjirokastër, dyshohet se ishte një paralajmërim për vetë pronarin e shtëpisë.
Reklamë
Sipas policisë shtëpia ku ndodhi shpërthimi është në pronësi të biznesmenit Kleo Bello, i cili njihet edhe me emrin Ndërtim Muxhaj. Ai ka në pronësi një linjë autobusësh dhe një lavanderi.
Ndërkohë paraprakisht, policia ka dyshime se ngjarja mund të ketë si motiv konkurrencën dhe ka qenë një paralajmërim për biznesmenin Bello.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




