Subscribe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë.

Vision Plus mëson se në një magazinë në ndërtim ka ndodhur në shpërthim i fortë. Si pasojë e shpërthimit një person ka ndërruar jetë ndërsa tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lexo edhe :

Related Posts

Sakaq në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë zjarrfikësja, forcat policore dhe ambulanca, e cila ka transportuar të plagosurit në spital.

Mes të plagosurve është edhe deputeti i PS-së Bujar Çela.

Paraprakisht dyshohet se një vinçier ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.

Njoftimi zyrtar i policisë 

Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *