Subscribe

Një ditë pasi biznesmenit italian, Roberto Bingaido, iu vendos tritol në fasonerinë e tij në zonën e Freskut në kryeqytet, policia po heton si pistë kryesore, konfliktet e mëparshme që italiani ka pasur.

 

Në verifikim janë edhe disa punëtorë që janë larguar më parë nga puna në fasoneri. Ndërsa burime të policisë thanë se vetë Bingaido njihet për shoqërinë me persona problematikë në Shqipëri.

 

Nga kamerat e sigurisë, është filmuar autori i cili pasi vendos lëndën plasëse, largohet me biçikletë me shpejtësi.

 

Tritoli që shpërtheu mbrëmjen e së enjtes shkaktoi vetëm dëme materiale në hyrjen e biznesit, prandaj policia dyshon se bëhet fjalë për një paralajmërim ndaj italianit.

 

Ndërkohë shpërthimi u dëgjua në të gjithë zonën, duke terrorizuar banorët aty pranë.

 

Veç dëshmive të ndryshme, hetuesit kanë marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën përreth, për të bërë të mundur identifikimin e autorit të krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *