Subscribe

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ashpërsuar ditët e fundit akuzat ndaj drejtuesit të prokurorisë së posaçme, Altin Dumani.

Gjatë një konference me gazetarët, Meta deklaroi sot se drejtuesi i SPAK-ut ka takuar personazhet kryesore të dosjes Cez Dia duke pasur si synim të arrestojë kreun e Partisë së Lirisë.

Lexo edhe :

Related Posts

Lidhur me këtë çështje foli sot në edicionin qendror të Vizion Plus, analisti politik Ergys Mërtiri. Përmes një lidhje të drejpërdrejt me Skype, i intervistuar nga gazetari Aleksandër Furxhi, analisti tha se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon të intimidojë drejtësinë, sepse ndihet i kërcënuar nga drejtësia.

Sipas analistit, veprimet e Metës, agresiviteti, dhe shpërthimet tregojnë që kreu i PL-së është në gjendje të shqetësuar në gjendje jo të mirë. Gjithashtu ai tha se sheh një krisje politike mes Kryemadhit dhe Metës.

Ergys Mërtiri, analist politik: Mendoj se Meta kërkon të intimidojë drejtësinë, sepse sigurisht ndihet i kërcënuar nga drejtësia dhe mendon se duke e akuzuar SPAK si instrument politik, ai kërkon të deligjitimojë me qëllim që të deligjitimojë nesër një akuzë të mundshme drejtuar ndaj tij. Kjo është logjike. Veprimet e tij, agresiviteti, shpërthimet tregojnë nga ana tjetër që Meta është në gjendje të shqetësuar në gjendje jo të mirë. Nga ana tjetër shohim edhe një destabilzim të mënyrës se si bën politik Ilir Meta. Zhduket nga politika për muaj me radhë dhe pastaj rikthehet fuqishëm duke shpërthyer, pra tregon që Meta nuk është i qetë dhe nuk është i qartë për aksionin e vet politik dhe se ndihet i kërcënuar mbi të ardhmen e tij politike.

Distancimi politik i Kryemadhit nga Meta

Ersys Mërtiri: Më shumë se mund të prodhojë diçka, e shoh më shumë si një produkt të një situate politike të PL. Kjo është një parti që ka qenë klienteliste dhe në kushte kur nuk ofron produkt për klientët e vet sigurisht ajo dobësohet. Kjo është përpjekje për të menaxhuar falimenitmin dhe marrëdhënen e dy bashkëshortëve, tashmë politikisht duket se ka një krisje. Meta e sheh politikën si diçka të peshave të rënda. Kryemadhi e sheh në mënyrë më racionale politikën. Mendoj që kemi dy mënyra të ndryshme të bërit politikë që vijnë nga sikletee të ndryshme që mund të kenë dy palët. Duket se krisja eksizton te kjo parti si pasojë e humbjes se peshës politike në elektoral.

/vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *